Unknown crocodile
0 Subscriptions 0 Followers
Arbritrazhi,alternativë efiçente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare në Shqipëri
Abstrakt
Arbritrazhi është një formë e re e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në fushën tregtare në Shqipëri. Zhvillimi ekonomik ka bërë që shumë kompani ndërkombëtare të investojnë në Shqipëri . Kjo temë do të ketë në fokus të saj konceptin e arbritrazhit dhe teoritë e lidhura me të pasi interesi publik për njohjen e kësaj forme të re të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është i gjerë. Një rëndësi të veçantë në këtë punim do të ketë avantazhet dhe disavantazhet e arbritrazhit si mënyrë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve . Një aspekt tjetër i veçantë ku duhet të ndalemi do të jetë kontributi i gjykatave kombëtare në zgjidhjen e mosmarrëvshjeve të arbritrazhit . Në këtë punim do të trajtohen gjerësisht vendi që ajo zë në legjislacionin shqiptar.
Një vend të rëndësishëm të këtij punimi do të jetë analizimi i rasteve praktike si një mënyrë ndërthurrje midis teorisë dhe praktikës .
Fjalë kyçe : Hibride ,gjykata kombëtare ,legjislacion,efektivitet ,zhvillim,ndikim.
Hyrje
Arbritrazhi është një nga format e reja të zgjidhjes së mosmarrveshjeve në fushën tregtare . Duke marrë parasysh situatën e ngarkuar në sistemin gjyqësor shqiptar gjykatat zvarrisin çështje gjyqësore të natyrës tregtare .
Problematikë është mungesa e ekspertëve lidhur me këtë fushë të së drejtës . Shumë kompani kanë harxhuar vlera monetare të jashtëzakonshme kanë harxhuar kohën e tyre për t’u drejtuar gjykatës për zgjidhjen e problematikave .Hartimi i kontratave është një tjetër problematike e rëndësishme pasi mënyra e përpilimit dhe përpunimit të saj ka sjellë rezultate jo të pritshme . Me rezultate jo të pritshme do të kuptojmë mungesë interpretimi të dispozitave përkatëse ose dispozitave të paqarta ose të karakterit përgjithësues.
Drejtues të shumtë të kompanive të ndryshme nuk e zbatojnë kontratën në mënyrë korrekte duke bërë që të shkaktohen konflikte të karakterit detyrimor .
Problematikë e rëndësishmë në Shqipëri është se mënyra e zgjidhjes së kontratës nuk kanë vendosur arbritrazhin ndërkombëtar. Palët kanë lirinë për të zgjedhur procedurën e hartimit të procedurës së arbritrazhit .Arbritrazhi është mënyrë efiçentë që do të thotë që zgjidhja e konfliktit do të jetë e shpejt dhe vendimi i saj ka karakter detyrimor pasi palët kanë shprehur vullnetin e tyre për mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes . Gjykatat kombëtare kanë një kontribut të rëndësishëm pasi bëhët I mundur njohja e vendimit të gjykatës së arbritrazhit ai do të ekzekutohet në mënyrë direkte njësoj si vendimet gjyqësore kombëtare .
Ndikimi i vendimeve gjyqësore ndërkombëtare në rast humbje do t’i kushtojë buxhetit të shtetit dhe taksat e shqiptarëve miliona euro .
Roli i tij është mjaft i rëndësishëm pasi kontribon në mënyrë të drejtpërdrejtë në administrimin e drejtësisë dhe dhënien e një vendimi të drejtë dhe të paanshëm .
2. Kuptimi i arbritrazhit ,llojet e tij , përdorimi i saj dhe avantazhet dhe disavantazhet e saj .
Arbritrazhi është një formë hibride e zgjidhjes së mosmarrveshjeve në fushën tregtare .Arbritrazhi është një mënyrë private konsensuale dhe vendimi i saj ka karakter detyrimor për palët . Në vetvete është një mënyrë që nuk ka kosto ekonomike dhe është më e shpejtë se sistemi gjyqësor .
Një arbritrazh shumë i rëndësishëm është dhe abritrazhi i investimeve e cila përhapet me rritme të shpejta . Ka të bëjë me proçedura arbritrazhi me investitorë kundër shteteve nëpërmjet traktateve ose ligjeve vendore.Arbritrazhi është sanksionuar në Konventën e Neë Yorkut ku përcakton qartë rregullat e arbritrazhit ndërkombëtar dhe mënyra e zhvillimit të gjykimit në arbritrazh .
Avantazhet e zgjidhjes së mosmarrvëshjes së arbritrazhit janë :
✓ Ka kosto të paktë dhe zgjidhje të shpejtë
✓ Arbritrat nuk janë “gjykatës shtetëror”
Ka karakter fleksibël.
✓ është metodë inovative e zgjidhjes së mosmarrveshjes
✓ Procedura mund të jetë konfidenciale për të shmangur publicitetin negativ
✓ Vendimi i gjykatës është i detyrueshëm dhe arbritrat janë të pavarur .
✓ Palët kanë të drejtë të zgjedhin edhe gjuhën e huaj që do të përdoret për marrëveshjen.
✓ Vendimet gjyqësore janë më të lehta për t’u zbatuar .
3- Roli i gjykatës shqiptare në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe ekzekutimi i vendimit të arbritrazhit .
Gjykata shqiptare ka një rol të rëndësishëm në ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të arbritrazhit . Vendimi i gjykatës së arbritrazhit përbën titull ekzekutiv dhe do të ekzekutohet po njësoj si një vendim gjyqësor i zakonshëm .Gjykata, nëpërmjet titullit ekzekutiv lëshon dhe urdhrin e ekzekutimit .
Një kontribut të rëndësishëm në ekzekutimin e vendimeve të arbritrazhit është edhe konventa e Neë Yorkut ku dhe Shqipëria e ka ratifikuar këtë konventë duke e bërë pjesë të brendshmë të saj.Për të siguruar njohjen e vendimit dhe më pas ekzekutimin e vendimit do të duhet 1) origjinali i vendimit ose fotokopja 2) origjinalin e konventës të nenit 2 ose fotokopje në mënyrën e duhur .Përsa i përket gjuhës në rast se nuk do të jenë në gjuhën zyrtare atëherë marrëveshja do të përkthehet nga përkthyes zyrtar ose të betuar .
Gjithashtu ekziston mundësia që dhe vet shteti i nënshtrohet arbritrazhit .Shteti që e ka nënshkruar këtë konventë ka të drejtë për të paraqitur një rezervë për të reflektuar kufizimet që ligji shqiptar parashikon .Rasti Beccheti ku shteti shqiptar humbi 110 milion euro për shkak të mbylljes së televizionit Agon Channel pasi ishte bërë për motiv politik .Roli i gjykatës kombëtare është i rëndësishëm pasi ndihmon në njohjen dhe ekzekutimin e vendimit pra është faza e fundit që vendimi të prodhojë efektet juridike të dëshiruara. Njohja e vendimeve të gjykatave të huaja përfshirë arbritrazhin duhet të bëhet nëpërmjet kërkesës ku bashkëngjitet 1) kopja e vendimit që do të zbatohet dhe përkthimi në gjuhën shqipe 2) vërtetim nga gjykata që vendimi ka marrë formë të prerë dhe përkthimi i saj 3) prokura .
Përfundimet
1) Arbritrazhi është një mënyrë mjaft efektive konsensuale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare .
2) Në hartimin e kontratave komerciale duhet të kenë kujdes për hartimin e saj por edhe të përfshirjes së arbritrazhit si një mënyrë ekonomike dhe të shpëjtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare .
3) Roli i gjykatave kombëtare është mjaft i rëndësishëm duke filluar me njohjen e vendimit që bëhet pranë gjykatës së apelit dhe në ekzekutimin e vendimit sikur të jetë vendim i gjykatës së zakonshme .
4) Palë në mosmarrëveshje tregtare janë dhe shtetet që mund të kenë shkaktuar dëm ekonomik kompanisë detyrohet ta dëmshpërblejë këtë të fundit ( rasti i Becchetit)
5) Arbritrazhi në llojin e vet ka dhe arbritrazhin e investimeve .
6) Mbingarkesa në sistemin gjyqësor dhe mungesa e ekpertëve të fushës së arbritrazhit ka bërë që disa çështje të mos zgjidhen duke shkaktuar më tepër konflikt,por mbi të gjitha sjell pasoja të padëshirueshme për palët .
7) Qëllimi i kompanive ka qënë maksimizimi i fitimit dhe qëndrimi konkurrues në treg ka bërë që disa kompani t’i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet arbritrazhit apo edhe ndërmjetësimit .
8) Gjykata ka karakter publik dhe karakteri konfidencial që ka zgjidhja e mosmarrëveshjes me arbritrazh i jep më tepër avantazh për shkak të mos prishjes së imazhit në publik.
9) Benefit shumë i rëndësishëm është dhe fakti që palët e zgjedhin vet arbritrin dhe gjuhën e marrëveshjes .
10) Zgjidhja me arbritrazh është edhe fleksibël dhe neutral
11) Vendimi i tij ka karakter detyrues
Leute, wenn ihr am Schlafen seid, verdienen wir Geld! Das schrieb Leon Plischke vergangene Woche in seinem What‘sApp-Status. Der Castrop-Rauxeler postete dort Screenshots aus einer App, in der er mit Aktien handelt. 1477 Euro investierte er laut seiner App, mit der er „tradet“ wie ein „Broker“, in die rein digitale Währung Dogecoin. Zwölf Stunden später lag der Wert bei 8658 Euro. Alles über Nacht.