Gjilan, Gjilan, Kosova Parashikimi i Motit

There are no advertisements in the Gnjilane yet
Other News Gnjilane

Ndikimi i teknologjisë në jetën tonë


Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i saj ka bërë që njeriu t’i afrohet dhe të jetë më pranë saj. Teknologjia, tashmë është pjesë e pandarë e jetës sonë, e cila përdoret jashtëzakonisht shumë, sidomos nga të rinjët.Megjithëse teknologjia është një gushë mahnitëse, një fushë e cila na habit me gjërat e mrekullueshme të saj, te rinjët në ditët e sotme po e keqëkuptojnë dhe po e keqëpërdorin atë. Shek.XXI, konsiderohet si shekulli i tekologjisë, ku tekonologjia ç’do herë e më shumë po avansohet dhe kështu secili njeri po bëhet çdo herë e më i n’varur. Edhe intelegjenca artificial është njëra ndër llojet e zhvillimit të teknologjisë e cila po e bënë të mundshme që kompjuteri të ketë aftësi të veprojë si qenie njerëzore.

Pjesët teknologjike prej vitit në vit e kanë ndryshuar jetën e njeriut, duke e bërë më të lehtë jetën dhe punën e njeriut. Krahasuar zhvillimin teknologjik me kohën e shkuar sod jeta dhe puna e njeriut zhvillohet më lehtë dhe më sigurtë. Tashmë teknologjia është bërë mjet i informimit, i argëtimit, i sigurisë, i shëndetit etj., kjo do të thotë se teknologjia po mbulon të gjitha sferat e rëndëisshme të jetës. Duke besuar e pranuar se teknologjia e ka bërë jetën më të lehtë se kurrë, sidomos në aspektin praktik të të mbaruarit punë në përditshmërinë tonë, ne nuk e dimë që, dëmi që na shkakton bashkëjetesa me të, shpeshherë është më i madh se përfitimi.

Përdorimi i madh i kompjuterit nuk ka dal të jetë gjithmonë fatlumë për njeriun. Vitin e kaluar një përqindje e madhe e divorceve kanë ndodhur për shkak të lidhjeve online që kanë vendosur njëri nga bashkëshortët me personin e tretë. Shumë herë fëmijët janë ankuar se prindërit po i kushtojnë më shumë rëndësi kompjuterit apo telefonave të menqur sesa fëmijëve të tyre. Po ashtu ka raste kur përmes chat-eve të ndryshme janë organizuar shumë vrasje dhe vetëvrasje.

Pavarësissht anëve negative teknologjia ka edhe anë të shumta positive. Sod falë teknologjisë mund të gjeshë kurse falas për gjuhë të ndryshme, gjesh punë, mund të mësosh ushtime matematikore apo edhe si të shkruash një ese. Shumë të rinjë kanë apikuar për bursa të ndryshme online apo edhe për vende të punës e shumica prej tyre kanë pasur rezultate pozitive.


Show more
0
443

Hakeri kosovar na tregon se si ta mbrojmë llogarinë e Instagram-it nga keqdashësit

Sot, rrjetet sociale i përdor thuajse çdo njeri, ndërkaq Instagram-i mbetet platforma e cila më së shumti preferohet sidomos nga të rinjtë, të cilët aty e kanë mundësinë t’i ndajnë me ndjekësit e tyre fotografitë dhe videot që i bëjnë.

Mirëpo, fatkeqësisht shpeshherë biem pre e mashtrimeve të ndryshme të cilat na kushtojnë me vjedhje të llogarive tona në Instagram dhe pastaj me keqpërdorim të tyre, shkruan Telegrafi.

Por, si t’ia bëjmë që t’i shmangemi kësaj? Cilat janë masat e sigurisë të cilat duhet t’i ndërmarrim në mënyrë që t’ua pamundësojmë keqdashësve qasjen në llogarinë tonë?

Përgjigjen për këto supozon se e ka Endrit Shkodra, i riu nga Gjilani i cili thotë se ka një kohë të gjatë që merret me rrjete sociale, e në veçanti me platformën e Instagram-it.

Madje Endriti thotë se merret me sigurinë, mirëmbajtjen, menaxhimin e “followers”, pëlqimeve, shikimeve, etj. të llogarive të shumë yjeve të estradës dhe jo vetëm, përmes faqes së tij “Ysae Network”.

Dhe këtë bagazh të tij profesional ai thotë se ka vendosur ta ndajë me lexuesit e Telegrafit, duke treguar se çfarë hapash të sigurisë duhet t’i ndërmarrim të gjithë, në mënyrë që të mos bëhemi viktimë e sulmeve kibernetike.

Aplikacionet e palëve të treta

Aplikacionet e palëve të treta (Third-party apps) janë të rrezikshme sepse kanë qasje në marrjen e të dhënave personale dhe në e-mail. Në secilin rast kur merren këto të dhëna, është shumë e lehtë të sulmohet një llogari në ndonjë rrjet social. Veç tjerash, hakerët dashakeq mund të përfitojnë nga dobësitë e palëve të treta që integrohen me rrjetet e mëdha sociale. Një shembull për këtë është kur vitin e kaluar hakerët sulmuan platformën “Twitter” përmes aplikacionit “Counter-Twitter”, i cili përdoret për analizën e Twitter-it.


Sulmet dhe mashtrimet e ashtuquajtura “Phishing”

Përmes metodës “Phishing”, hakerët i përdorin rrjetet sociale për t’i mashtruar njerëzit që ata vet t’i dorëzojnë informacionet personale – qoftë nëse bëhet fjalë për detajet bankare, për fjalëkalime të ndryshme apo për informacione të biznesit.

Por, si funksionon ky sulm saktësisht?

Sulmuesi krijon një faqe të rreme e cila ngjason tejet mase me atë origjinale. P.sh. ai e krijon një ueb sajt i cili ngjason krejtësisht me dizajnin e Instagram-it. Më pas, ai e dërgon në atë ueb sajt viktimën përmes e-mailit apo mesazheve diku tjetër. Viktima kur hyn në atë sajt, i cili duket si Instagram, i shkruan të dhënat personale, të cilat më pas i shkojnë direkt sulmuesit.

Si ta mbroni veten nga këto sulme?

Mbrojtja nga “Phishing” është e thjeshtë:

– Shmangni e-mailet të cilat kërkojnë të qaseni në llogarinë tuaj në Instagram, Facebook apo kudo tjetër

– Gjithmonë kontrollojeni link-un (url) nëse është e ngjashme me atë të origjinalit

– Përdorni gjithmonë në llogaritë tuaja “2FA Protection” – pra mbrojtje shtesë e cila nuk ju lejon të futeni në llogarinë tuaj pa e konfirmuar përmes SMS-it ose varësisht metodës që zgjedhni ju.


Kushtet e privatësisë

Thuajse të gjithë njerëzit janë të vetëdijshëm për rreziqet potenciale që i ka në privatësi përdorimi i rrjeteve sociale. Faktikisht, së fundmi një studim ka zbuluar se mbi 60% e njerëzve kanë “shumë pak” ose “fare hiç” besim në rrjete sociale kur është fjala për mbrojtje të privatësisë.

Megjithatë, këto shqetësime nuk na ndalojnë t’i përdorim platformat tona të preferuara, por të paktën duhet të na nxisin të kemi kujdes më të shtuar sepse një gabim i vogël te ne, është arritje e madhe për një haker.

Mos sigurimi i telefonave të mençur

Telefonat e mençur janë mënyra më e popullarizuar përmes të cilëve përdoren rrjetet sociale. Çdo rrjet social sot mund të përdoret me vetëm një prekje në telefon.

Kjo është e mrekullueshme për aq gjatë sa telefonin e përdorni vetëm ju. Megjithatë, nëse jua vjedh dikush telefonin apo u humb, atëherë këtu ju rrezikohet edhe privatësia në rrjete sociale.

Në raste të tilla, ata mund t’jua kontrollojnë mesazhet, fotot, videot dhe mund t’ju bëjnë shantazhe apo dëme tjera.

Kështu që, është tejet e nevojshme që telefonin gjithmonë ta mbroni me ndonjë fjalëkalim ose me “fingerprint”.


Fjalëkalimi

Mos e përdorni të njëjtin fjalëkalim në të gjitha llogaritë e rrjeteve sociale. Ndonëse për disa është e vështirë t’i mbajnë mend fjalëkalimet për secilën platformë që e përdorin, faktikisht kjo ua vështirëson hakerëve procesin e thyerjes së llogarive tuaja.

Në momentin që hakeri keqdashës arrin t’jua thyejë një fjalëkalim, po të njëjtin ai do ta përdor në të gjitha llogaritë që i keni.

Vjedhja e informacioneve përmes “Keylogger”

Keylogger është një lloj i softuerit të mbikëqyrjes që sapo është instaluar në një sistem, ndërkaq ka aftësinë për ta regjistruar çdo shkronjë apo numër që ju e shtypni.

Kemi dy lloje të ndryshme të këtij softueri: Keylogger harduerik dhe Keylogger softuerik.

Përmes keylogger-ve hakerët mund t’jua regjistrojnë mikrofonin, kamerën, mund t’jua vjedhin fjalëkalimet dhe të kenë qasje në çdo shkronjë që e shtypni në tastierën tuaj.

Për t’iu shmangur keylogger-ëverekomandohet të:

– Instaloni një Firewall me cilësinë më të lartë të sigurisë

– Instaloni Keystroke Encryption Software

Instaloni një softuer Antivirus të cilësisë së lartë dhe ta skanoni kompjuterin për viruse rregullisht

– Gjithashtu të mos shkarkoni dhe instaloni programe të cilat nuk e dini se çfarë janë.


Show more
0
358
Other News Kosovo
https://avalanches.com/xk/pristina_kngtarja_shqiptare_habit_ndjeksit_me_lajmin_e_madh_s_shpejti_do_t1747568_19_06_2021
https://avalanches.com/xk/pristina_kngtarja_shqiptare_habit_ndjeksit_me_lajmin_e_madh_s_shpejti_do_t1747568_19_06_2021
https://avalanches.com/xk/pristina_kngtarja_shqiptare_habit_ndjeksit_me_lajmin_e_madh_s_shpejti_do_t1747568_19_06_2021

Morena Taraku ka bërë disa postime interesante në rrjetet sociale duke ngritur dyshime se po martohet.

Ajo ka qenë vazhdimisht aktive kohëve të fundit edhe me imazhe provokative por kësaj radhe mori vëmendje me diçka komplet tjetër.

Fillimisht ajo ka folur për martesën. “Kështu, me në fund vendosa ta ndaj me ju këtë problem…Parasëgjithash nuk jam ka e fsheh lidhjen time. Vetëm mendoj se ajo nuk është punë e juaja. E dyta, po – do të martohemi së shpejti. Edhe pse duket se po ngutemi por unë nuk mund të pres tërë jetën time për dashurinë time”, ka shkruar fillimisht Morena.

“E fundit, e vodha këtë postim nga dikush për shkak se ju të gjithë do ta lexoni atë. Me këtë që e thashë pini më shumë ujë dhe jetoni në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punët e juaja”, përfundon bukuroshja duke bërë konfuz të gjithë.


Show more
0
58