Të gjitha publikimet e Revistashowbizz Me Prishtinë , Kosova

Publications
https://avalanches.com/xk/pristina_kngtarja_shqiptare_habit_ndjeksit_me_lajmin_e_madh_s_shpejti_do_t1747568_19_06_2021
https://avalanches.com/xk/pristina_kngtarja_shqiptare_habit_ndjeksit_me_lajmin_e_madh_s_shpejti_do_t1747568_19_06_2021
https://avalanches.com/xk/pristina_kngtarja_shqiptare_habit_ndjeksit_me_lajmin_e_madh_s_shpejti_do_t1747568_19_06_2021

Morena Taraku ka bërë disa postime interesante në rrjetet sociale duke ngritur dyshime se po martohet.

Ajo ka qenë vazhdimisht aktive kohëve të fundit edhe me imazhe provokative por kësaj radhe mori vëmendje me diçka komplet tjetër.

Fillimisht ajo ka folur për martesën. “Kështu, me në fund vendosa ta ndaj me ju këtë problem…Parasëgjithash nuk jam ka e fsheh lidhjen time. Vetëm mendoj se ajo nuk është punë e juaja. E dyta, po – do të martohemi së shpejti. Edhe pse duket se po ngutemi por unë nuk mund të pres tërë jetën time për dashurinë time”, ka shkruar fillimisht Morena.

“E fundit, e vodha këtë postim nga dikush për shkak se ju të gjithë do ta lexoni atë. Me këtë që e thashë pini më shumë ujë dhe jetoni në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punët e juaja”, përfundon bukuroshja duke bërë konfuz të gjithë.


Show more
0
21
https://avalanches.com/xk/pristina_qfar_thot_sot_kim_kardashian_pr_videon_seksuale_q_rrodhi_n_interne1747043_19_06_2021

Ylli amerikan Kim Kardashian foli për të parën herë publikisht, për videon e saj seksuale të vitit 2002 me të dashurin e atëhershëm Ray J, gjatë pjesës së parë të ribashkimit të emisionit “Keeping Up With The Kardashians”.


E pyetur nga drejtuesi i emisionit Andy Cohen se “A mendon se shfaqja do të kishte pasur suksesin e saj masiv, pa publicitetin e videos së saj seksuale?” Kim u përgjigj, “Duke parë prapa, ndoshta jo”.


Video seksuale doli disa muaj para premierës së “KUWTK” në vitin 2007, dhe Kim ra dakord të flasë hapur për këtë video në episodin e parë të serialit.


Ky vendim, tha Kim, vendosi bazat për një filozofi që ajo vazhdon të ndjekë.


“Unë mendoj se gjithçka ndodh për një arsye dhe unë vërtet përpiqem të jetoj ashtu, sa herë që ka një skandal të çmendur që të duket sikur nuk mund të marrësh frymë dhe si do ta kalosh këtë, ai është gjithmonë një mësim. Edhe nëse është një mësim privat, ose edhe nëse është thjesht diçka që ne nuk e dinim se ne duhej ta kalonim,” u shpreh Kim gjatë emisionit.


Mendimi se një ditë duhet të u shpjegojë fëmijëve të saj të vegjël një video seksuale i ka kaluar absolutisht në mendje, por nuk është një bisedë që ajo nuk është e gatshme të bëjë.


“Nuk më është dashur akoma,” shpjegoi ajo, “dhe për fat të mirë mendoj se kaq shumë vite kanë kaluar dhe kaq shumë gjëra kanë ndodhur pozitivisht saqë kjo me të vërtetë e fshin atë kohë”.


“Kjo është diçka me të cilën duhet të jetoj për gjithë jetën time,” pranoi Kim, duke shtuar më vonë, “përpiqem të mos pendohem, por është ndoshta e vetmja gjë që unë do të doja të mos ekzistonte, dhe nëse do të mund ta shuaja ndonjë nga gjërat budallaqe që kam bërë në jetë, ndoshta është kjo.


Ndërsa sezoni i 20-të dhe i fundit i “Keeping Up With The Kardashians,” është në fazën e përfundimit, motrat Kardashian zbuluan më shumë sekrete familjare nga ribashkimi i tyre.

Show more
0
13
Show more